Ish-mbrojtësi i Interit, Bajernit, Leverkusenit dhe Juves, Lucio (1978), ka dhënë një intervistë për “PassioneInter.”, teksa ka folur për kalimin e tij te Juventusi, kur trajneri ishte Conte.

Kalimi te Juventusi?
“Ishte një situatë e vështirë për mua. Unë nuk doja të largohesha nga Interi. Dëshiroja të vazhdoja. Në atë kohë, trajner ishte Stramaçioni. Ai dhe Marko Branka, më bënin shumë presion. Më kujtohet kur isha me pushime në Brazil, çdo 15 minuta më telefonin nga Interi, teska më thoshin se duhet të largohesha dhe të gjeja një tjetër klub. Ishte një situatë e vështirë për mua. Në ato momente nuk ishte e vështirë të gjeje një skuadër dhe agjenti më propozoi Juventusin. Nuk doja të transferohesha. Ishte një gabim i madh dhe kjo është shumë e qartë, pasi u largova për gjashtë muaj”.

Konte dhe mbrojtja me 3?
“ Nuk ishte e lodhshme për mua. Gjithçka rrotullohej për faktin se Bonuçi rrezikonte një skualifikim. Konte më tha: “Eja këtu, unë do të siguroj të luash. Më pas u vërtetua se ishte një gënjeshtër, sepse në fund situata me Bonuçin u zgjidh dhe luante vetëm ai. Për mua nuk ndryshuan shumë gjëra, por të shkoja te Juventusi ishte një gabim i karrierës sime”.