Ish-trajneri i Barcelonës, tani i Paris Saint-Germain, Luis Enrique ka emëruar lojtarin më me ndikim në botë, duke befasuar me emrin e dhënë.

Enrique ka drejtuar disa nga lojtarët më të mirë në botë, si Lionel Messi, Neymar, Luis Suarez dhe Kylian Mbappe.

Por, trajneri spanjoll ka thënë se lojtari më me ndikim në botën e futbollit sot është Ousmane Dembele.

“Unë vazhdoj të insistoj në pikën time: Ousmane Dembele është futbollisti më me ndikim në botë. Nuk ka dyshime”, – ka thënë fillimisht Enrique.

Dembeles nuk i interesojnë gabimet. Ai vazhdon, i pëlqen të provojë. Ai nuk i dëgjon kritikat… ai gjeneron gjithmonë gjëra të mira”, – përfundoi trajneri i PSG-së.

Dembele së fundmi shënoi golin e tij të parë për PSG-në në 16 ndeshje fundjavën e kaluar. Edhe pse francezi ka pesë asistime, është e vështirë të shihet se sa ndikues ka qenë që nga fillimi i sezonit.

Megjithatë, ka disa të vërteta se sa i mirë mund të jetë Dembele kur vendos të luajë. Ai ishte çelësi për fitoren e titullit të Barçës sezonin e kaluar dhe është një nga lojtarët më të ndërlikuar për mbrojtësit, duke pasur parasysh natyrën e tij sulmuese.