Mbrëmja e së martës ka qenë e mbushur me befasi në spektaklin Big Brother VIP Albania.

Kjo pasi në këtë mbrëmje u bë e ditur se një prej çifteve që gjatë javës ndodheshin në televotim (Kiara dhe Olta) dhe (Qetësori dhe Kristi) do të shkonin në nominim kokë më kokë.

Dhe publiku me një diferencë të lartë kishte vendosur që dyshja e parë të shkonin në një televotim kokë më kokë, ku Olta ose Kiara do të largohen nga shtëpia të shtunën.

Mirëpo nëse kjo e fundit e fundit rastësisht del, ka paralajmëruar edhe i dashuri i saj, këngëtari Luiz Ejlli se do të dalë.

Duke marrë parasysh se Olta është tashmë kokë më kokë me Luizin dhe Kiarën, jo me Kiarën dhe kjo gjë nuk ka habi hiç, dhe nëse ndodh e kundërta sepse unë nuk e di sa mbështetës kemi jashtë, por unë nuk po e them as për mos-respekt ndaj të këtij formati. Nëse del Kiara nga ky spektakël të shtunën, dal edhe unë. Betohem për kok të 3 mbesave që bëj valixhet e dal të shtunën”, – ka thënë mes të tjerash Luizi.

Këngëtari nga Shkodra përndryshe është shquar si një ndër konkurrentët më të fortë të këtij edicioni, i cili ka krijuar mijëra mbështetës jashtë.

Pas përfundimit të spektaklit mbrëmë banorët e Big Brother Vip Albania shijuan një darkë të mirë, me muzikë dhe pije.

Nën adrenalinën e festës dhe nën presionin e lojës disa banorë e tepruan pak me alkoolin, mes tyre dhe Olta, e cila foli si ansjëherërë më parë në lidhje me nominimin kokë më kokë me Kiarën dhe deklaratën e Luizit, që ai do të largohet nga shtëpia nëse Kiara nominohet.

Në një bisedë me Dean, Olta tha se nuk pëlqeu deklarata e Luizit dhe nëse ai ikën, atëherë dhe ajo do të largohet nga shtëpia e BBV.

Ajo u shpreh e mërzitur nga fjalët e Luizit, teksa tha se ai është një lojar i fortë dhe se meriton të jetë në finale

Olta:Për Zotin e madh ka mundësi të bëj ndonjë gjë e të iki unë që nesër, se më çau b****n . Më mërziti shumë. E di pse? Sepse unë e di që kjo gjë ka më shumë rëndësi për atë se për mua. Ik se na lodhi. Ik se po iki unë, le të rrijë me Kiarën këtu se na çau b****n. na mërziti tani, Kiara, Kiara Kiara. Jemi në një garë o burrë i dheut. Do dalësh po iku Kiara? Rri se dal unë, iki në Bali e s’më plas fare.