Pronarët e Chelseas kanë treguar se ata janë të gatshëm të ulin tarifën e tyre të huazimit për të lejuar nënshkrimin e tyre rekord të klubit Romelu Lukaku (1993)të kthehet në Inter, sic shkruan portali GOAL.

Nënshkrimi prej 100 milionë stërlinash (115 milionë euro) po shtyn për një largim nga Stamford Bridge përmes avokatit të tij të sapoemëruar Sebastien Ledure.

Pasi fillimisht kërkuan 25 milionë euro (21 milionë stërlina), Blutë tani duken të gatshëm të ulin çmimin e tyre në vetëm 12 milionë euro (10 milionë stërlina), me qasjen e fundit të Interit që ofron 7 milionë euro (6 milionë stërlina).
Tashmë diferenca është e vogël dhe mesa duket rikthimi i qendërsulmuesit belg në Milanon zikaltër është i afërt.