Transferimi përfundimtar i mesfushorit sulmues të Atalantas, ukrahinasit Ruslan Malinovskyi (1993) në skuadrën e Marsejës tashmë është praktikisht i sigurt.
Malinovskyi arriti në fund të aventurës me Atalantën, këtë herë edhe në mënyrë formale. Ngurrimi i Tottenhamit u tejkalua nga dëshira e Marsejës për t’u mbyllur menjëherë për mesfushorin sulmues ukrainas.
Francezët e mbyllën marrëveshjen plotësisht pa hasur asnjë problem. Siç raporton Fabrizio Romano, zikaltërit e Bergamos do të arkëtojnë 13 milionë euro. Pas 3 vitesh e gjysmë kështu pranë përfundimit aventura e Ruslanit në Bergamo.