Merre ose largohu!
Manchester City ka bërë hapin e fundit për të arritur te Harry Kane (1993).

Sipas edicionit të sotëm të Daily Star, klubi i drejtuar nga Pep Guardiola është i gatshëm të bëjë një ofertë prej 100 milion stërlinash (117 milionë euro) për të arritur te sulmuesi anglez i Tottenhamit.

Drejtuesit e Manchester Cityt gjithashtu kanë bërë të ditur se nuk do ta zgjasin më tej negociatën nëse Spurs nuk pranojnë as këtë shumë.

Nuk dihet akoma përgjigja e klubit të Daniel Levyt.