Manchester City thuhet se po shikon një lëvizje për “gjënë” tjetër të madhe të futbollit, por nuk është aftësia e tij me topin që e bën atë të dallohet.

Qendërsulmuesi i Solihull Moors, Kyle Hudlin (2000) është futbollisti më i gjatë britanik, i cili qëndron në një lartësi 206 centimetra. Ai aktualisht luan me ekipin e tij në National League.

Dhe sipas medias Athletic, Manchester City çuditërisht ka dërguar zbuluesit për të parë sulmuesin në veprim të Shtunën, kur Solihull Moors u përball me Notts County në një miqësore para sezonit.

Klubet e Chanpionship, Middlesbrough dhe Cardiff gjithashtu dërguan përfaqësues për të parë 21-vjeçarin në veprim.

Raportimi vazhdon duke pretenduar se si Manchester City ka qenë duke vëzhguar Hudlin para se të vendoste ta shikonte nga afër dhe personalisht në Damson Park gjatë fundjavës.

Hudlin hyri në lojë për 20 minuta në pjesën e dytë, me ndeshjen që përfundoi në barazim 2-2.

Sulmuesi shënoi 9 gola në 34 paraqitje të Ligës Kombëtare sezonin e kaluar.

Daily Mail po pretendon se Manchester City është i interesuar të blejë një sulmues anglez të cilin do e dërgojnë në huazim që të zhvillohet.