Manchester City po hap rrugën për ardhjen e Marc Cucurella-s (1998) në Etihad duke shkarkuar Oleksandr Zinchenko Arsenal dhe Pep Guardiola mendon se spanjolli do të jetë një përmirësim për ta në krahun e majtë.

Mediat angleze pretendojnë se e vetmja pengesë është tarifa. Manchester city ka ofruar 30 milionë stërlina  (35 milionë euro) , por Brighton thuhet se dëshiron 55 milionë stërlina (64 milionë euro) për Cucurellan.

City nuk është i gatshëm të paguajë kaq shumë dhe do të përpiqet të ulë çmimin e kërkuar të Brighton, veçanërisht nëse e dinë se Cucurella dëshiron t’i bashkohet.