Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane (1993) thuhet se pret një përparim në situatën e tij, para kësaj fundjave në përpjekjen e tij për t’u bashkuar me Manchester Cityn.

Gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, skuadra e Pep Guardiolas ka qenë duke negociuar me Spurs, por nuk janë afër nënshkrimit me lojtarit, pasi një ofertë prej 100 milionë stërlinash (117 milionë eurosh) u refuzua muajin e kaluar.

Me Tottenhamin që luan me kokëfortësi për marrëveshjen, Manchester  City ka pregatitur një ofertë të dytë prej 125 milionë stërlinash (146 milionë euro) , e cila do të ishte një marrëveshje e re rekord.

Pronari Daniel Levy akoma nuk është shprehur për këtë ofertë, por mendohet se e vlerëson lojtarin e tij në rrethin e 150 milionë stërlinave (175 milionë eurove), aq sa kërkoi në bisedimet e fundit.

Përkeqësimi i marrëdhënieve midis dy palëve ka forcuar vendosmërinë e kapitenit të Anglisë për të lënë Londrën veriore.

Në fund të sezonit të kaluar, Kane i tha Spurs se ai donte të largohej nga klubi në një përpjekje për të konkurruar për trofe të mëdhenj dhe beson se ai ka një marrëveshje mes zotërinjsh me Levyn për t’u larguar.

Por, trajneri i Spurs e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të shesë sulmuesin e tij, i cili ka edhe tre vjet kontratë.