Mesfushori Denis Zakaria (1996) ka vendosur përfundimisht mos të vazhdojë kontratën me Borussia Moenchegladbach.

Shtatlarti zviceran (191 cm) është futur në vitin e fundit të kontratës dhe në verën e vitit 2022 është i lirë të largohet nga klubi gjerman.

Kjo ka bërë që shumë skuadra të mëdha të futen në garë për të, derisa së fundmi garës i është bashkuar edhe Manchester City.

Pep Guardiola e pëlqen shumë zviceranin dhe e dëshiron në skuadër si zëvendësim të brazilianit Fernandinho që do të pensionohet.

Mediat në Angli kanë raportuar se tanimë drejtuesit e Cityt kanë kontaktuar agjentët e lojtarit për ta pyetur nëse ka interesim për tu transferuar në Angli.

Gjithsesi Manchester City nuk do ta ketë të lehtë transferimin e tij, pasi gara për Zakarian është e madhe.

Roma, Juventus, Napoli, Barcelona, Arsenal, Tottenham Hotspur dhe Borussia Dortmund janë skuadrat tjera që duan shërbimet e mesfushorit zviceran i cili në treg ka një vlerë prej 27 milionë eurosh sipas transfermarkt.

24-vjeçari ka treguar formë të lartë këtë edicion, ku në gjashtë ndeshje ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në një tjetër, edhe pse pozita e tij në fushë është ajo e mesfushorit mbrojtës.