Manchester City nuk ndalet. Qytetarët tashmë po mendojnë për përforcim në sulm pasi Ferran Torres po kërkohet me ngulm nga Barcelona.

Pas shitjes së tij mendohet se Manchester City do të shpenzojë 40 milionë stërlina  (47 milionë euro) për anglezin Jarrod Bowen, i lindur në vitin 1996 dhe nën kontratë me West Ham.

Ai është një sulmues anësor dhe Guardiola mendon se mund të jetë shumë I dobishëm në skemën e tij.

Lajmi raportohet nga Manchester Evening News.