Sulmuesi Lautaro Martinez (1997) është njëri nga sulmuesit më të pëlqyer në futbollin evropian pasi është duke kaluar nëpër një formë fantastike këtë edicion me Interin.
Sipas The Sun, trajneri Pep Guardiola e pëlqen jashtëzakonisht shumë argjentinasit dhe e sheh si pasardhës të Agueros në ‘Etihad Stadium’.

22-vjeçari ka një klauzolë largimi prej 111 milionë euro nga Interi, edhe pse klubi zikaltër po punon për një kontratë të re ku do t’i hiqej klauzola ose do të rritej edhe më shumë.

Kampioni aktual i Ligës Premier po synon që në verë të bëjë një ofertë prej 90 milionë euro, plus teserën e mbrojtësit Joao Cancelo për ta bindur Interin ta lë të lirë Martinezin.

Edhe pse oferta e Manchester Cityt duket shumë e mirë financiarisht, vështirë të besohet se Inter do të heqë dorë nga lojtari i saj kryesor.