Zyrtarisht Manchester City është kampion i Ligës Premier, që është titulli i tretë në katër vitet e fundit.

Humbja e Manchester United ndaj Leicester të martën me rezultat 2-1, bëri që pas 35 ndeshjeve, Manchester City të shpallet kampion.

Qytetarët kanë 80 pikë, dhjetë më shumë se rivali i qytetit që do t’i zhvillojë edhe 3 ndeshje, por nuk do të mund ta arrinte.

Manchester City ka fituar 10 nga 15 trofetë e fundit në Angli, aty ku merr pjesë.