Djajtë e Kuq janë skuadra më e interesuar për të marrë shërbimet e sulmuesit anglez, por kanë ofruar vetëm 55 milionë euro për Jadon Sanchon (2000) dhe kjo ofertë është refuzuar.

Gjiganti gjerman Borussia Dortmund është gati ta lejojë largimin e yllit të tyre vetëm nëse paguhet shuma prej 120 milionë eurove.

BVB i ka dhënë përparësi Manchester Unitedit pasi klubi anglez ka një marrëveshje personale me Jadon Sanchon.

Tani nën kampioni gjerman pritet që të shqyrtojë ofertat tjera për lojtarin, pasi klubet si Chelsea, Liverpool, Manchester City, Real Madrid e Paris Saint Germain gjithashtu janë në garë për anglezin.

Gjithsesi nuk përjashtohet mundësia që Sancho të mbetet edhe më tej në Dortmund, me klubin gjerman që i ka ofruar rinovimin e kontratës me pagë prej 10 milionë euro në sezon.