Chelsea, Manchester United dhe PSG janë duke u interesuar për francezin Raphael Varane (1993).

Qendërmbrojtësi është pranë largimit nga Real Madridi. Ai ka edhe një vit kontratë me Realin, por s’dëshiron të rinovojë.

Sipas ‘El Chiringuito’, Chelsea, Manchester United dhe PSG janë duke u interesuar për Varanen.

Por që ta lërë të ikë mbrojtësin francez Real Madridi kërkon 60 milionë euro të cilat do t’i shpenzojë për blerjen e yjeve të tjerë.