Manchester United i ka dërguar një letër interesimi skuadrës italiane, Atalanta në lidhje me sensacionin danez, Rasmus Hojlund (2003).
Sulmuesi është një objektiv kyç për disa klube më të mëdha evropiane me afrimin e merkatos së verës.
Sipas gazetës daneze BT, United është serioz për Hojlund dhe kanë një marrëdhënie të mirë me Atalantën nga transferimi i Amad Diallo.
Me 8 gola dhe 3 asistime këtë sezon, Hojlund ka ngritur profilin e tij një vit pasi u largua nga Sturm Graz për 17 milionë euro.
Sipas Corriere della Sera, Atalanta është e gatshme të shesë, por kërkon 70 milionë euro (60 milionë stërlina) për teserën e tij
Atalanta shpreson të niset një ankamd duket ditur që gjithashtu Chelsea, Arsenal, Real Madrid dhe Barcelona janë të gjithë duke monitoruar situatën.