Manchester United ka përfunduar nënshkrimin e sulmuesit të Odion Ighalo (1989) në huazim nga Shanghai Shenhua.

Nigeriani 30-vjeçar, ish-sulmuesi i Watford do të bashkohet deri në fund të sezonit pasi Ole Gunnar Solskjaer më në fund mori një sulmues pas një debati të vonë transferimesh për përforcime në sulm.

Manchester United do t’i japë skuadrës kineze për huazimin 3 milion stërlina dhe do ta paguajë futbollistin 5 milionë stërlina për 6 muaj.

Lojtari i Djajve të Kuq do të fluturojë për në Manchester të Shtunën për t’u bashkuar me shokët e tij të ri, e më pas të nënshkruajë lëvizjen e tij të ëndrrave.