Manchester United thuhet se po planifikon një ofertë për mbrojtësin e Ajax-it , holandezin Jurrien Timber (2002), me vlerë 35 milionë stërlina (41 milionë euro), gjatë afatit kalimtar të verës  me Erik ten Hag dëshiron të sjellë yllin e ri me vete në Old Trafford si nënshkrimin e tij të pare.

Timber u ngrit në yll nën drejtimin e Erik ten Hag në Amsterdam dhe e ndihmoi trajnerin 52-vjeçar të siguronte titullin e tij të tretë holandez me Ajax, prandaj Ten Hag thuhet se është i etur për të vazhduar punën me Timber kur të marrë drejtimin e Manchester United.

Ten Hag po kërkon të rindërtojë skuadrën e Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës dhe ka prioritet një sulmues, një mesfushor sulmues dhe regjizor dhe një qendërmbrojtës.

Sipas The Mirror, Timber mund të jetë nënshkrimi i parë i trajnerit holandez në verë pasi 20-vjeçari u bë një nga lojtarët më të besuar të Ten Hag në Ajax.

Timber, i cili bëri 43 paraqitje në sezonin e fundit të fitimit të titullit të Ajax-it, është një lojtar i ri i gjithanshëm që mund të shkëlqejë në qendërmbrojtës dhe gjithashtu në krahun e djathtë.

Për më tepër, ai është një lojtar i ri me shumë potencial. Prandaj, ai mund të bëhet një emër i njohur nën Ten Hag te Manchester United.

Megjithatë, do të ketë konkurrencë të madhe për nënshkrimin e tij këtë verë. Kur u pyet më parë për marrjen e Timberit me vete në United, Ten Hag tha:

“Unë mendoj se të gjitha klubet më të mira në Evropë e kanë Timberin në vështrimin e tyre. Por unë mendoj se kjo vlen për shumë lojtarë të Ajax për momentin”.