Sipas Sky Sports News, Manchester United ka bërë një ofertë prej 30 milionë stërlinash (35 milionë euro) për talentin e Birmingham Cityt, mesfushorin Jude Bellingham (2003).

Anglezi 16-vjeçar ka luajtur 25 ndeshje në Championship këtë sezon, duke kontribuar me  4 gola si mesfushor.

Barcelona, Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe Liverpool raportohet se po monitorojnë përparimin e Bellingham.

Ende me 145 stërlina në javë si shkollar, Bellingham nuk do të nënshkruajë kontratën e tij të parë profesionale deri në ditëlindjen e tij të 17-të në 29 qershor.