Manchester United po synon ta përforcojë skuadrën me lojtarë të rinj gjatë sezonit të transferimeve të janarit veçanërisht në mbrojtje.

Sipas Daily Star, Manchester United ka bërë një ofertë zyrtare në drejtim të West Hamit për qendërmbrojtësin francez Issa Diop (1997) prej 47 milionë eurosh, ofertë që është refuzuar nga ‘Çekanët’, pasi është konsideruar e ulët.

West Ham pretendon të fitojë rreth 65 milionë stërlina (76 milionë euro) nga shitja e 23-vjeçarit francez.

Diop iu bashkua West Hamit në verën e vitit 2018 nga Toulouse për 25 milionë euro dhe që nga ajo kohë ka shkëlqyer në Premier League, gjë që ka zgjuar Interesin edhe të dy skuadrave të tjera angleze Chelsea dhe Tottenham Hotspur.