Adidas dhe Manchester United kanë prezantuar fanellat e reja për sezonin 2020/2021.

Drejtori i dizajnit, Inigo Turner, ka thënë se për edicionin e ri, i kanë hulumtuar vlerat dhe ikonografinë që lidh sportin me tifozët dhe u përpoqën t’i shkrinin me modernitetin dhe inovacionin, në mënyrë që të krijonin diçka që i lidh njerëzit dhe qëndron për unitetin.

Fokusi i trajnerit Ole Gunnar Solskjaer dhe skuadrës së tij ka qenë ‘ADN-ja e Manchester Unitedit’, ndërsa fanella e re ka për qëllim që të shprehë veçoritë thelbësore të ADN-së së klubit.

Fanella e kuqe kombinohet me brekë të bardha dhe çorapë të zinj, ndërsa për herë të parë do të vishen nga lojtarët në ndeshjen e të mërkurës (5 gusht) në kuadër të Ligës së Evropës kundër LASK.