Trajneri i bluve flet në prag të miqësores me Austrinë, pikërisht në ditën kur do të nisë Botërori.

Ndeshjet e Italisë për vitin 2022 do të përfundojnë në Vjenë me takimin kundër Austrisë. Një miqësore e hidhur për Azzurrit, pikërisht në ditën kur do të nisë Botërori në Katar.

Të flasim për lojën më të mirë…”, nisi në konferencën për shtyp trajneri i bluve Roberto Mancini, duke vënë bast mbi dëshirën e grupit të tij për hakmarrje.

Megjithatë, zhgënjimi për moskualifikimin në Botëror nuk është zbehur:

Vuajtjet janë aty dhe do të jenë deri në mes të dhjetorit – shpjegon ai – djemtë kanë shfaqur dëshirën për hakmarrje, e kemi demonstruar në Ligën e Kombeve. duke fituar një grup të vështirë”.

Ide të qarta për Mancinin si favoriten i tij në Katar:

Po mendoj për Argjentinën, i pashë mirë kundër nesh dhe pashë një frymë të rëndësishme ekipore, por ka shumë skuadra të forta”.