Sulmuesi senegalez Sadio Mane (1992) ka njoftuar Liverpoolin se nuk dëshiron të vazhdojë të luajë me ta dhe nuk ka ndërmend të zgjasë kontratën që i skadon në 30 qershor 2023. Ai aktualisht ka një pagë netto 5.2 milionë stërlina (6.2 milionë euro).

Anësori ka kërkuar trefishim të pagës, ndërsa Liverpool mund ti garantojë deri në dyfishimin e saj e jo më tepër.

Kjo ka ngritur pakënaqësinë e lojtarit që nuk është ndjerë i vlerësuar dhe ka hapur sytë përreth. Nga situata ka perfituar Bayern Munchen i cili do të duhet të zëvendësojë Levandovksin dhe nuk ka dëshirë t’i paguajë Gnabryt pagën e re prej 17 milionë euro netto që kërkon ai për rinovimin.

Sipas mediave angleze klubi gjerman i ka garantuar senegalezit një pagë fikse netto prej 12 milionë eurosh plus bonuse deri në 3 milionë euro. Kjo shumë është pranuar nga sulmuesi dhe tani ngelet të gjendet akordi mes dy klubeve.

Liverpool ka dekluar se kërkon 35 milionë stërlina (42 milionë euro) për teserën e tij ndërsa Bayerni ka bërë të ditur se mund të ofrojë deri në 30 milionë euro.

Akoma ka distancë mes dy shifrave por vullneti i Sadio Mane është i qartë, ai dëshiron të transferohet te Bayern Munchen.