Diego Armando Maradona mori pjesë në një sfidë virale në Instagram dhe zbuloi gjashtë lojtarët që e bënë atë të dashurohej me futbollin. I nominuar nga ish-futbollisti Ian Rush (mit në Uells), Pibe de Oro, trajneri aktual i Gimnasias, zgjodhi pesë argjentinas dhe një brazilian. Pasi zbuloi idhujt e tij të rinisë, Maradona nominoi emra të tillë si Claudio Caniggia, Oscar Ruggeri, Juan Simón, Ricardo Bochini dhe Sergio Batista për të vijuar sfidën.
Këta ishin 6 idhujt e Maradonës:
- Ricardo Bochini. I konsideruar idhulli më i madh në historinë e Independientes dhe një nga lojtarët më të mirë në historinë e Argjentinës. Ai luajti në periudhën 1972 dhe 1991. Me Independienten, klubi në të cilin ai luajti gjithë karrierën e tij, fitoi 5 Libertadores dhe 2 kupa ndërkontinentale në epokën e artë të kubit. Aftësia e tij kryesore ishte të ndihmonte shokët e tij të skuadrës dhe t’i bëntë ata ta kishin të lehtë të shënonin.
- Norberto Alonso. Me nofkën “Beto”, ai luajti për River Plate, Olympique Marseille dhe Vélez Sarsfield. Një mesfushor shumë i talentuar i krahut të majtë, me cilësi të jashtëzakonshme që e lejuan të lëvizte nëpër zona të tjera. Ai fitoi Kupën e Botës me Argjentinën në vitin 1978, 7 kampionate me River plate si dhe Libertadores dhe një Kupë Interkontinentale.
- Daniel Alberto Passarella. Kapiteni i Madh kishte një stil shumë të ndryshëm nga paraardhësit dhe një personalitet të fortë. Passarella luajti për River Plate, Fiorentinën dhe Interin në Serinë A dhe është mbrojtësi i dytë me më shumë golave në histori pas mitit të Barçës, Ronald Koeman. Ai ishte lojtar, trajner dhe president i River Plate. Ai fitoi 2 Kupa Bote me Argjentinën (‘78 dhe ’86, megjithëse në të dytën nuk mund të luante për shkak të një dëmtimi).
- Angel Clemente Rojas. “Rojitas” është një ngafutbollistët e lavdishëm të Boca Juniors në vitet 1960. Ai luajti sulmues dhe u karakterizua nga teknika dhe elegance. Kujtohet për “gambetan” e tij. Ai luajti 10 vjet si “xeneize” dhe fitoi 5 tituj: 4 liga dhe një Kupë.
- Oscar Pianetti. Një idhull tjetër i Bocas. “Pocho” ishte një sulmues që luajti më shumë në krahun e djathtë dhe që karakterizohej nga shpejtësia dhe shkathtësia e tij. Ai fitoi 3 kampionate si “xeneize” dhe spikati veçanërisht në ndeshjet kryesore kundër rivalit “të përjetshëm” të Bocas, River Plate.
- Roberto Rivelino. Rivelino ishte një mesfushor i talentuar, i lindur në Sao Paulo nga një çift italian, i vetmi joargjentinas në listën e Maradonës. Ai ishte kampion bote me Brazilin në vitin 1970. Ai luajti pothuajse tërë karrierën e tij te Corinthiansi dhe ishte specialist i goditje të lira.