Ish-trajneri i Interit dhe i Italisë, Marcello Lippi, beson se Interi është plotësisht në garë për titull në Serie A, pas fitores 2-1 kundër Sampdorias të dielën në një ndeshje të prapambetur në ligë.
Dikur trajner i Interit, Lippi mendon se pavarësisht se zikaltrit nuk kanë duel të drejtpërdrejt me Juventusin, ata janë në garë për ta fituar titullin në ligë këtë sezon.
“Për 15 ditë kam thënë se nëse Interi e mund Sampdorian, atëherë do të jetë gjashtë pikë larg liderit, prandaj tani është në garë për titull, pavarësisht se nuk ka duel direkt me Juventusin. Mendoj se Interi po lufton për titull”, ka thënë Lippi për Rai Uno.