Mesfushori Blaise Matuidi (1987) thotë se e ka lënë Paris Saint-Germainin për Juventus, sepse me klubin nga Torino, mund ta fitojë Ligën e Kampionëve .

Francezi kalou nga PSG te bardhezinjtë në verën e vitit 2017 për një shumë prej 25 milionë eurosh dhe që atëherë ai ka qenë pjesë e rëndësishme e ekipit.

Ardhja te Juventusi ishte një hap përpara, një zgjedhje e logjikshme për të çuar më tej karrierën time. E gjithë kjo pa e ofenduar PSG-në. Është një klub i shkëlqyeshëm, por unë mendoj se kjo skuadër është më e përshtatshme për mua. Te Juventusi kam ambicie ta fitoj Ligën e Kampionëve ”, ka thënë francezi për radio RMC Sport.

Matuidi ka bërë 108 paraqitje dhe ka shënuar 8 gola në të gjitha garat për Zonjën e Vjetër.
Ai është futbollist titullar edhe te Franca ku ka luajtur në 84 takime.