Çështja Kylian Mbappé vazhdon të mbajë në ankth të gjithë  në Francë.  Sulmuesi, sic raporton RMC Sport nuk e ka pranuar ofertën e fundit nga Paris Saint-Germain, një kontratë pesëvjeçare plus opsionin në të gjashtin dhe në këtë pikë gjithçka është ende e hapur deri më 31 gusht.

Real Madridi ende shpreson të jetë në gjendje të blejë lojtarin, por nevojitet një ofertë që parisienët mund ta konsiderojnë të përshtatshme, gjë që ende nuk ka ndodhur.

Sidoqoftë, për të mos u kapur i papërgatitur, PSG tashmë ka kontaktuar me agjentët e brazilianit të Evertonit, Richarlison (1997).