LISTA E PLOTË/ Kongresi i PS zgjedh anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare, mes tyre edhe ish-kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini.

Kongresi i Partisë Socialiste ka zgjedhur anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare të PS. Sipas të dhënave të bëra publike nga PS, pjesëmarrja në votim ka qenë 85.3%, ose e thënë ndryshe kanë votuar 1242 delegatë, nga 1456 të tillë.
Ata kanë zgjedhur 135 delegatët, ku 7 janë nha Elbasani. Në listën e Elbasanit ka fituar bindshem Qazim Sejdini i ndjekur nga Desantila Tahiraj, Dorina Roseni, Etleva Mezini, Ermira Urupi, Adi Qose dhe Arben Asllani.

Sipas PS, “këto votime treguan edhe një herë rritjen e përfaqësisë së vajzave/grave në strukturat e partisë, të cilat do të përbëjnë 45.2% të Asamblesë Kombëtare”.

Më poshtë sjellim listën e plotë të anëtarëve të rinj të Asamblesë së PS ku bie ne sy lënia jashtë e mjaft figurave te PS Elbasan.