Reperi i njohur i skenës shqiptare, Elinel, ka prezantuar projektin më të ri muzikor.

Ai pas bashkëpunimit me reperin nga Shqipëria, Skerdi, ka lansuar një tjetër këngë me një artiste të re në skenë e quajtur Mbresa.

“Dreamin’” mban titullin kënga e tyre, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.

Tekstin e kanë shkruar vet artistët në bashkëpunim me Diamant Sinanaj, ndërsa për muzikën është përkujdesur Mbresa.

Gjithashtu, producimin e ka bërë Gëzim Lazri (Diverse Music) dhe videoja i është besuar produksionit MR Entertainment.