Dy nga reperët më të dëgjuar në tregun muzikor, e që gjithmonë kanë diçka të veçantë për të servuar janë MC Kresha dhe Lyrical Son.

Dyshja me vite të tëra janë në bashkëpunim me njëri tjetrin, ndërsa duetet e tyre gjithmonë zënë vend në top lista.

Ndryshe nga artistët e tjerë, reperët shqiptarë nuk kanë paralajmëruar projektin e tyre të ri, por vetëm e kanë publikuar atë.

“Ajo po don” titullohet kënga e cila erdhi papritur nga dyshja, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur Strike Beatz.

Sikurse edhe në secilin projekt tjetër, edhe kësaj radhe dyshja e kanë shkruar vetë tekstin, ndërsa për miksimin dhe masterizimin e tij është përkujdesur Press Play.

I publikuar në platformën YouTube, bashkëpunimi i tyre është pritur mirë, ndërsa ka filluar menjëherë të dëgjohet.