Ai është ndër rep-aristët shqiptarë që edhe në ditët e sotme vazhdon të dëgjohet në masë të madhe.

Bëhet fjalë për Kreshnik Fazliun, i cili ndryshe njihet si MC Kresha, një emër shumë i njohur anembanë.

Gjatë ditës së djeshme (e shtunë), reperi me prejardhje nga Skenderaj festoi ditëlindjen e 36-të.

Kjo është bërë e ditur përmes disa postimeve të tij në rrjetin social Instagram, ku kishte shpërndarë imazhe të miqve të tij.

Në mesin e shumë fansave, kishte edhe emra të njohur të skenës shqiptare që zgjodhën fjalët më të ëmbla për të.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu