Ky është djali që “buzëqeshi” nën rrënoja për orë të tëra. I riu me mbiemrin Çuko pati komunikim të vazhdueshëm me trupat e shpëtimit, madje në muhabet e sipër, ai kërkoi edhe një cigare.

Trupat e shpëtimit i vunë një kokore në kokë dhe nisën punën për ta nxjerrë nga gërmadhat, mirëpo një soletë e godinës e kishte zënë përfund dhe pas 17 orësh nën beton, i riu mbylli sytë.

Para se të ndërronte jetë ai tha:

“Më jepni një cigare. Gjysmën e trupit nuk e ndjej fare”
Foto e tij e fiksuar në aparatin e Hektor Pustinës, të bën të përlotesh.