Prof. Dr. Skender Topi rizgjidhet Rektor i Universitetit të Elbasanit edhe për katër vitet në vazhdim me një numër rekord votash.
Pas përfundimit të procesit në 5 fakultete kanidatura e vetme e Prof. Dr. Skender Topi fitoi me 89.4% të votave “Pro” të grumbulluara nga studentët dhe stafi akademik.

Rezultati i arritur nga profesor Skender Topi për rektor dëshmon edhe njëherë mbështetjen masive që ai gëzon si ndër studentë ashtu edhe në stafin akademik të 5 fakulteteve.
Gjithashtu ai është tregues i punës së kryer deri më tani nga organet drejtuese të udhëhequr me vizion nga prof. Topi.


Pas rezultateve të akreditimit Universiteti i Elbasanit u klasifikua si shkëlqyeshëm nga grupi i punës dhe pritet të marrë maksimumin e viteve (5-6).
Një ndër sfidat e rektorit gjatë viteve në vazhdim është akreditimi i sa më shumë programeve të studimit në të gjitha fakultetet.


Ndërkohë investimet, ndërkombëtarizimi, rritja shkencore dhe profesionale, hapja e degëve që kanë tregje të punës, çelja e degës juridik etj, janë disa nga arritjet katër viteve që shkuan.
Në katër vitet në vazhdim Universiteti i Elbasanit ka si objektiv të kthehet në një nga Institucionet lider të Arsimit të Lartë në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu