Ditën e sotme minister Evis Kushi, kryetari i Bashkisë Gledian Llatja dhe deputeti Damian Gjiknuri zhvilluan një bashkëbisedim me mësues në pension në këtë datë të shënuar.

Ata shpërndanë titujt “Mirënjohja e Qytetit” për kontributin e çmuar në arsim dhe si edhe për t’i falenderuar mbi gjithçka kanë dhënë për edukimin e brezave.

Midis këtyre figurash të shquara për qytetin në fushën e arsimit përmendim Vilma Tafani, Bardha Gjini, Tomorr Arianiti, Joana Myftiu, Xhuljeta Daja, Elida Çabej, Mirjam Myftiu, Drita Isaj, Rukije Kila, Kaliro Guxho, Lumturi Hasani etj…