Showgirl nga Elbasani Megi Pojani (1995) dhe futbollisti i kombëtares Endri Çekiçi (1996) janë rikthyer sërish në vëmendje, me disa postime që duket se po konfirmojnë romancën e përfolur mes tyre.

Së fundmi Megi ka publikuar një foto në ashensor, ku në një vështrim të detajuar vihen re mbishkrimet në gjuhën turke. Turqia është vendi ku aktualisht jeton Endri Çekiçi pasi ai është futbollist në një prej ekipeve vendase.

Madje burime portaleve kanë bërë të ditur fotoja në fjalë është shkrepur në bllokun e ndërtesave në  Turqi ku jeton futbollisti. Fakti se Megi ndodhet aktualisht në Turqi vërtetohet edhe më shumë me një tjetër fotoje që ajo ka publikuar në Instastory, ku duken edhe disa çokollatat turke.

Thashethemet për romancën e Megit dhe Endrit nisën pikërisht pas disa postimeve në rrjetet sociale. Ata dy u kapën ‘mat’ nga postimet e bëra në të njëjtin vend ku po darkonin, gjatë pushimeve që realizuan pak javë më parë.

Më pas Endri publikoi disa foto në profilin e tij në Instagram, ku kishte vënë një palë zyze dielli. Fansat detajistë vunë re menjëherë detajin që ka lidhje pikërisht me Megi Pojanin. Në xhamin e syzeve të tij dukej Megi Pojani, e cila po shkrep foton.

Çekiçi aktualisht luan për Konyaspor në Turqi, por mesa duket tani është në një romancë të re me aktoren simpatike. Ndërkohë çifti nuk kanë reaguar ende publikisht në lidhje me thashethemet që po qarkullojnë, edhe pse postimet e tyre në rrjetet sociale duket se vërtetojnë lidhjen e tyre