Një kryebashkiak në Meksikë është qëlluar për vdekje nga bandat pasi bllokoi rrugët në qytetin e tij për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, thonë mediat lokale.
Obed Duron Gomez, kryetari i Bashkisë sb Mahahual se u qëllua ndërsa po udhëtonte për në komunitetin e Xcalak, në shtetin jugor meksikan Quintana Roo.
Ai po udhëtonte në një minibus me pasagjerët e tjerë kur një automjet tjetër u afrua pranë tyre dhe hapi zjarr.
Ai u dërgua menjëherë në një klinikë shëndetësore, ku iu nënshtrua një operacioni por nuk mundi të mbijetonte.