Rap-artistja shqiptare, Melinda Ademi, dje (e diel) ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“Mëkatare” mban titullin kënga e re e saj, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Artistja shqiptare vjen me një paraqitje të mahnitshme skenike, gjersa mori vëmendje të madhe me ‘look-un’ e veçantë.

Tekstin e ka shkruar vet reperja në bashkëpunim me reperët Gjiko dhe Skerdi, kurse për producimin është përkujdesur BigBang.