Hakan Calhanoglu (1994) është që pjesë e Milanit prej katër vitesh, por do të largohet gjatë sezonit të transferimeve të verës. Mesfushori turk do të mbetet futbollist i lirë javën e ardhshme, pasi kontrata me Milanin skadon më 30 qershor.

Edhe pse ka pasur ofertë nga Rossonerët për të vazhduar kontratën me pagë 4 milionë euro në sezon, Calhanoglu ka vendosur t’i tradhtojë ata për rivalin lokal, Interin.

Mediat italiane kanë raportuar se mesfushori turk ka vendosur që t’i bashkohet Interit që e ka zgjedhur si zëvendësues të danezit Christian Eriksen, që nuk dihet nëse do të rikthehet të luajë.

Gjithnjë sipas gazetarëve italianë, Calhanoglu nesër (e martë) do t’i kryejë kontrollet mjekësore tek kampioni në fuqi i Italisë.

Turkun 27-vjeçar e pret një kontratë tre vjeçare te Interi, me pagë 5 milionë euro në vit plus bonuse.

Gjithsesi kjo po llogaritet një tradhti e Calhanoglus, pasi shumë tifozë Rossonerë kanë dalë kundër tij në rrjetet sociale.