Sadio Mane raportohet se është dënuar me gjobë prej më shumë se 300 mijë euro nga Bayern Munchen.

Ky dënim për senegalezin vije pasi ai goditi me grusht shokun e skuadrës, Leroy Sane, pas humbjes 3:0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Pas këtij rasti, Mane u suspendua nga Bayerni për ndeshjen e radhës, që e zhvilloi të shtunën ndaj Hoffenheimit në Bundesligë.

Gazetari nga “Sky”, Florian Plettenberg, që është edhe i afërt me “Bavarezët” ka raportuar se 31-vjeçari është gjobitur me më shumë se 300 mijë euro.

Ende nuk dihet arsyeja e përplasjes mes futbollistëve të kampionit gjerman, por nga mediat e atjeshme u tha se Sane e ka fyer Manen në baza racore.