Luis Suarez dhe bashkëshortja e tij, Sofia Balbi, i kanë shijuar pushimet në Ibiza të Spanjës.

Pas përfundimit të kampionatit spanjoll, futbollisti i Barcelonës dhe familja e tij kanë vendosur të udhëtojnë drejt ishullit të popullarizuar.

Së bashku me ta në këtë udhëtim ndodheshin edhe fëmijët e tyre, Delfina (nëntëvjeçare), Benjamin (gjashtëvjeçar) dhe Lautaro (20 muajsh).

G Tres dhe SplashNews kanë publikuar fotografi të tyre, ndërsa Sofia ka tërhequr vëmendjen me format trupore teksa është shfaqur me bikini.

Ata janë shoqëruar nga çifti i famshëm, Lionel Messi dhe Antonela Roccuzzo.

Futbollisti argjentinas është fotografuar në përqafim me gruan e tij në një jaht luksoz, ndërkohë që ajo e ka vënë në plan të parë figurën trupore me bikini.

Modelja, e cila është nënë e tre fëmijëve, e ka shijuar argëtimin në jahtin luksoz pranë bashkëshortit të saj, i cili ishte vetëm me brekë të larjes.

Bashkë me ta kanë qenë edhe tre djemtë e çifti, Thiago (shtatëvjeçar), Mateo (katërvjeçar) dhe Ciro (dyvjeçar).

Në imazhet e publikuara nga IMP Features, SplashNews dhe BackGrid, Antonela e ka treguar me krenari figurën e saj trupore.