Lionel Messi e ka fituar Topin e Artë për herë të tetë në karrierë, që është një arritje historike dhe në të njëjtën kohë një rekord.

Asnjë lojtar në histori të futbollit nuk ka arritur të fitojë kaq herë çmimin më të madh individual. Argjentinas ia doli të mposhte Erling Haalandin dhe Kylian Mbappen për të fituar çmimin prestigjioz. Argjentinasi e kompletoi futbollin e tij në Katar kur udhëhoqi Argjentinën drejt fitimit të Kupës së Botës, ndërsa gjithashtu shënoi shtatë gola dhe u shpall lojtari i turneut në pesë përballje.

2) Erling Haaland.
Sulmuesi norvegjez pati sezonin më të mirë debutues që kemi parë në Evropë për një kohë të gjatë. Haaland shënoi 52 gola në 53 ndeshje për Manchester Cityn. Golat e tij ndihmuan Citizens të fitonin triplets. Nëse Messi nuk do t’i mposhte të gjithë në Kupën e Botës, Haaland do të ishte fituesi i qartë i çmimit këtë vit. Për të kompensuar Haalandin, UEFA e shpalli lojtarin më të mirë në Evropë për vitin 2023.

3) Kylian Mbappe.
Francezi gjithashtu pati një sezon të mrekullueshëm për klubin dhe vendin. Mbappe kërcënoi se do t’i hiqte trofeun e Kupës së Botës nga duart e Messit në Katar kur ai shënoi një hat-trick në Katar. Ai e përfundoi turneun si golashënuesi më i mirë me tetë gola. Mbappe gjithashtu shënoi 41 gola dhe 10 asistime në 43 ndeshje për PSG. Por, ai përfundimisht nuk arriti të fitojë një trofe serioz, përjashtuar këtu vetëm Ligue 1. Kjo është arsyeja pse ai pritet të përfundojë vetëm i treti këtë vit.

Në fjalimin e tij pas pranimit të çmimit, argjentinasi nuk la pa përmendur legjendën e Argjentinës, Diego Maradona, të cilit ia uroi ditëlindjen dhe tha se ia dedikon këtë çmim.

“Sot dua të përmend Diegon. Nuk ka vend më të mirë për t’i uruar ditëlindjen duke pasur përreth persona që e duan futbollin, ashtu siç donte ai. Kudo që të jesh Diego, urime ditëlindja. Kjo shkon për ty”, – u shpreh Messi.

Teksa po fliste në podium, Messi kishte një mesazh për sulmuesin norvegjez.

Siç thashë, ai Haaland e meritonte gjithashtu shumë Topin e Artë. Erling ka fituar Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve duke qenë golashënuesi më i mirë i gjithçkaje. Ky çmim mund të ishte i juaji edhe sot, ndaj jam i sigurt se do ta fitoni në vitet e ardhshme”, – deklaroi 36-vjeçari pasi fitoi çmimin e tij të 8-të.