Lionel Messi e ka shkruar edhe një herë historinë duke e fituar Topin e Artë për të shtatën herë në karrierë.

Sulmuesi argjentinas doli përpara konkurrentëve të tij, derisa në top pesëshe ishin Robert Lewandowski, Jorginho, Karim Benzema dhe N’Golo Kante.

Sulmuesi i Bayern Munichut ishte konkurrenti më i madh i yllit të Paris Saint-Germainit dhe në deklaratën e tij në ceremoninë e France Football, 34-vjecari e përmendi atë.

Lewandowski ishte favorit për ta fituar trofeun prestigjioz në vitin 2020, mirëpo ndarja e çmimit u anulua për shkak të pandemisë së COVID-19.

Ti e meriton Topin tënd të Artë. Vitin e kaluar, të gjithë ishin të pajtimit të thoshin se ti ishe fituesi i madh. Është një nder i madh të garoj me Robert Lewandowskin. Vitin e kaluar ti ishe fituesi dhe mendoj se France Football duhet të ta japë”, –  ka thënë Messi gjatë fjalimit të tij.