Gjatë një bisede me gazetarët pas fitores së Argjentinës nga Australia, Lionel Messi është pyetur për disa çështje, në mesin e tyre edhe për eliminimin e Gjermanisë që në fazën grupore të ‘Katar 2022’.

Kampioni i katërfishtë botëror befasoi duke eliminuar për të dytën herë radhazi që në fazën grupore të Kampionatit Botëror.

U befasova që ata mbeten jashtë. Ata kishin shumë top-lojtarë, ndërsa është një skuadër e re që gjithmonë është në mesin e më të mirëve në një Kampionat Botëror. Është befasuese që u eliminuan sërish që në raundin e parë të grupeve, por kjo tregon se sa i vështirë është Kampionati Botëror. Nuk ka më rëndësi emri i ekipit përfaqësues, por ajo që e sheh në fushë. Gjithçka po bëhet gjithnjë e më e barabartë”.