Premier League sulmon xhevahirin e Milanit. Në orët e fundit objektivi i vëmendjes kryesore ishte Mike Maignan për afrimin e tij me Chelsean, tani është Theo Hernandez ai që del në qendër të vëmendjes: Manchester United ka rënë mbi të. Në të vërtetë, sipas raportimeve nga La Gazzetta dello Sport, Djajtë e Kuq kanë vënë syrin te mbrojtësi francez, i cili në shkurt rinovoi kontratën me kuqezinjtë deri në vitin 2026, duke e çuar pagën e tij nga 1.5 në 4 milionë euro në sezon.

Theo është një nga shtyllat e Milanit, i cili megjithatë mund të vlerësojë opsionin e transferimit për të financuar merkaton e verës. Gjithsesi, për t’u marrë në konsideratë, çdo ofertë nga Manchester United duhet të jetë një nga ato më të rëndësishmet, në çdo rast jo më pak se 60 milionë euro.