Milani thuhet se ka filluar bisedimet me Benfican për transferimin e mesfushorit Florentino Luis (1999) në këtë sezon të verës.

Rossonerët ka kohë që janë vënë në ndjekje të mesfushorit dhe Nicolo Schira ka bërë të ditur se kanë filluar bisedimet me agjentin Bruno Carvalho dhe skuadrën portugeze.

Në mediat italiane raportohet se në janar Milani kishte tentuar transferimin e tij në formë huazimi me të drejtë blerje.

Portugezi po kalon nëpër një formë fantastike, e që skuadra italiane nuk dëshiron të humbë shansin në transferimin e tij.

Mesfushori i talentuar ka një klauzolë largimi prej 120 milionë eurosh, por që Milani shpreson të transferojë atë për 40 milionë euro.

Benfica kërkon 50 milionë euro për teserën e tij.