Milani kërkon të blejë nga Napoli sulmuesin Arkadiusz Milik (1994) në sezonin e transferimeve të kësaj vere.
Kuqezinjtë po planifikojnë që të ofrojnë Franck Kessien për shërbimet e Milik, që shihet si zëvendësues i Zlatan Ibrahimovicit (1981)i cili thuhet se do të pensionohet nga futbolli në fund të këtij sezoni, andaj skuadra italiane po kërkon një sulmues.
Polaku po kalon nëpër një formë të mirë në këtë edicion që është ndërprerë nga coronavirusi, ku ka shënuar 12 gola në 22 paraqitje.
Por Napoli ka bërë të ditur se dëshiron 40 milionë euro për kartonin e tij, dhe në marrëveshje mund të përfshihet Kessie që do të ulë çmimin.