Empoli këtë sezon ka befasuar me paraqitje të mira, me mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani (2002) që është duke e zhvilluar sezonin e parë në elitën e futbollit Italian dhe ka shkëlqyer në drejtimin e trajnerit Aurelio Andreazzoli.

20-vjeçari i lindur në Elbasan ai ka koleksionuar 14 paraqitje me fanellën e Empolit duke dalluar me cilësitë e tij në mesfushë, duke bërë që klube të mëdha në Itali të vihen pas tij.

Sipas gazetarit Alfredo Pedulla, Milani me drejtorin Paolo Maldini është një nga skuadrat më të interesuara për Asllanin, teksa kuqezinjtë po përgatisin një plan për ta afruar lojtarin sezonin e ardhshëm.

Empoli e vlerëson kartonin e mesfushorit rreth 10 milionë euro dhe kuqezinjtë pritet të paguajnë këtë shumë.

Ideja e Milanit është që ta marr kartonin e Asllanit në afatin kalimtar veror dhe më pas ta lejojnë të qëndrojë me Empolin edhe për një tjetër vit, në formë huazimi.

Mesfushori është edhe pjesë e përfaqësueses Shqipëri U 21 me të cilën është paraqitur në 5 ndeshje.