Elye Wahi po pushton Francën.  Sulmuesi i Montpellier-it i lindur në vitin 2003 në Courcouronnes, Francë, por prej origjinës ka 2 nënshtetësi, edhe atë të Bregut të Fildishtë.

Ai luan me këmbën e djathtë dhe është 1.84 m i gjatë dhe luan si qendërsulmues ose si sulmues anësor i djathtë.

I afirmuar në Caen, si kuqeziu i vjetër Mbaye Niang, ai u bë profesionist vetëm 16 vjeç, duke shënuar golin e tij të parë në Ligue 1 në moshën 17 vjeçare.

Këtë vit ai shënoi 12 gola në sezon, pas Haaland dhe së bashku me Musiala, Saka, Martinelli dhe Balogun është një nga të rinjtë më të mirë në Evropë.

Ricky Massara dhe Paolo Maldini po e ndjekin nga afër por ai ka që tani një vlerë 25 milionë euro nga transfermarkt dhe Montpellier nuk do ta shesë lehtë.

Milani shpreson që ta blejë stë me një pjesë të parave që do të sigurojë nga shitja e pritshme e Leaos këtë verë dhe Wahi të zërë pikërisht pozicionin e tij.