Kur peshkon në Francë, Paolo Maldini nuk gabon. Shkëlqimi më i rëndësishëm është Pierre Kalulu i kapur në Lyon me 0 paraqitje në ekipin e parë, tani Milani i ka sytë te Bordeaux ku Jean Onana po fiton kuota.
Mesfushori nga Kameruni i lindur në vitin 2000, ditët e fundit ka ngjitur hierarkinë në listën e objektivave të kuqezinjve. Ideja e klubit kuqezi është të investojë rreth 4-5 milionë euro.
Një Kessie e vogël që bën presion, prish lojën e kundërshtarëve dhe mund të rifillojë aksionin. Ai di edhe të shënojë gola. 3 gola dhe 2 asiste në sezonin e fundit që përfundoi me rënien e Bordeaux në Ligue 2. Jo keq për Onanën, një nga dritat e pakta në një vit të errët dhe që tani do të donte të ndryshonte ajrin për të luajtur në nivele të larta. Nuk ka rëndësi nëse ai ka luajtur tashmë 3 ndeshje në sezonin e ri. Kur bëri debutimin e tij në Ligue 1 dy vjet më parë, ai kishte plane të tjera. Ishte 16 shkurt 2020, Galtier e nis atë në ndeshjen kundër Marsejës.
Ai gjithashtu ka edhe 9 ndeshje me përfaqësuesen e Kamerunit pavarësisht moshës së tij të ri.