Sulmuesi italian i Sassuolos, Domenico Berardi (1994) thuhet se është objektivi kryesor i Milanit për sezonin të verës.

Italiani tashmë ka arritur shifra dyfishe për gola dhe asistime këtë sezon dhe ka tërhequr interesin nga shumë klube, duke përfshirë kuqezinjtë dhe Napoli.

Sipas gazetës Tuttosport, Berardi është objektivi kryesor i Milanit për verën, kur Paolo Maldini do të tentojë të sjellë një sulmues të ri të krahut të djathtë.

Berardi do të mbush 28 vjeç në gusht dhe kontrata e tij me Sassuolon skadon në qershor 2024.

Ai dukej në prag të largimit te Fiorentina verën e kaluar, por oferta e klubit toskan nuk ishte mjaftueshëm e lartë për Sassuolon. Berardi tashmë duket gati për një hap të ri në karrierën e tij.

Berardi është një nga futbollistët më të mirë italianë për momentin, ndoshta më i miri”, në shkurt. Ai mund të ketë ambicie për t’iu bashkuar një klubi të madh dhe ne do t’i bëjmë vlerësimet tona me të sapo të marrim një ofertë. Fiorentina e bëri lëvizjen e saj, por nuk ishte e mjaftueshme dhe ndoshta Berardi ka nevojë për një klub më të madh”, – ka deklaruar drejtori i Sassuolos, Giovanni Carnevali.

Milani tentoi ta blinte vjet për 20 milionë euro plus futbollistin Matteo Gabbia (që kuqezinjtë e vlerësonin 10 milionë euro, por Sassuolo refuzoi. Sipas raportimit të gazetës, zijeshilët do të kërkojnë një shitje prej rreth 35-40 milionë euro cash gjatë verës.

Mbetet të shihet se sa do të ofrojë Milani për italianin duke qenë se kuqezinjtë kanë nevojë edhe për një mesfushor të ri qendror, një qendërmbrojtës dhe një qendërsulmues tjetër për të forcuar skuadrën e Stefano Piolit për sezonin e ri.